Kripërat Epsom: vetite, përdorimi dhe ku ta gjejmë ate

 Kripërat Epsom, të quajtura edhe kripërat angleze për origjinën e tyre britanike, nuk janë asgjë tjetër veçse sulfat magnezi (ose sulfat magnezi ose edhe epsomite).


Zbuluar në depozitat e avullimit ( evaporimit) të burimeve Epsom, kripërat janë përdorur gjithmonë për pastrimin e organizmit.


Vetite e kripes Epsom 

Nëse vuani nga gurët e mëlçisë , kripërat e Epsom janë për ju. Po ashtu  eshte e mire dhe nëse trupi juaj ben  një tretje te ngadaltë  te ushqimit por dhe gjithashtu  nëse vuani nga kapsllëku: Kripërat e Epsom, në fakt, konsiderohen si një laksativ natyral jo-irritues për mukozën e zorrëve. Duke përzier disa luge kafeje  te kripërave epsom në ujë ju do të perftoni një ilaç të mirë kundër kapsllëkut.


Në rast të mavijosjes ose fryrjes enjtjes , kripërat e Epsom kanë aftësinë për të ulur ënjtjen: shkrijeni  kripën në ujë të ftohtë dhe aplikojeni mbi lëkurë ose  mundesisht shtoni dy gota të kripërave Epsom në një vaske të ngrohtë dhe  zhytuni vete  brenda. 

 Po njësoj ne te njejten menyre mund ta perdorni dhe ne rastin kur ne gishta ose duar ju futet nje gjebm i vogel ose ashkel druri  zhytni pjesën e prekur në kripërat Epsom të tretura në ujë dhe do të shihni se ashkla  do të zhduket në një moment.

Kripa epsom dhe stresi
Po vertete ! Kripërat Epsom janë një ilaç i mrekullueshëm kundër stresit, te dobishme për nxitjen e relaksimit të muskujve. Kur sulfati i magnezit absorbohet përmes lëkurës, ajo (lekura) në fakt nxjerr toksinat nga trupi, zbut sistemin nervor, ul ënjtjen dhe lehtëson muskujt. Përveç kësaj, është një zbutës i natyrshëm dhe lustrues.



 Sipas listës së publikuar në faqen e internetit të Këshillit të Industrisë  Epsom (,Epsom Salt Industry Council,) një banjë e Epsom-it:
1.Ndihmon rregullimin e ritmit kardiak , duke ulur presionin ,dhe duke parandaluar ngrirjen e arterjeve dhe reduktimin e rrezikut te mpikjes ( koagulimit )

2. Favorizon absorbimin e insulines ,duke kontribuar ne permiresimin e kushteve te diabetikeve
3.Kontribon ne mbajtjen e niveleve te drejta te kalciumit ne gjak

4. Eleminon toksinat dhe substancat fuqimisht te rrezikeshme
5. Favorizon prodhimin e serotonines, e ashte quajtura ndryshe hormoni i humorit te mire , dhe si rrjedhoje relaksimin e trupit ,duke e ndihmuar qe te pushoje
6. Lehteson inflamacionet  e ngerceve  muskolare,  duke larguar dhimbjen
7. Kontribon ne permiresimin e oksigjenimit dhe ajrosjes se organizmit
8. Kontribon ne permiresimin e absorbimit te substancave ushqyese per organizmin
9.Favorizon prodhimin e indeve cerebrale si dhe disa tipe proteinash te ndryshme
10. Kontribon ne parandalimin  ose lehtesimin e  cefalee  dhe  emicranes  ( thene ndryshe dhe me pak fjale dhimbje te pjeses se kokes.)

Kunderindikacionet 

Kur perdoret përtej  limitit ose për periudha të zgjatura, magnezi i sulfatit mund të sjelle  probleme të veshkave dhe jo ekulibrim te  elektroliteve. Për këtë arsye, kripërat e Epsom janë kundërindikuar për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e veshkave dhe nuk rekomandohet për të moshuarit dhe fëmijët.



Ku mund ti blejme ose gjejme ato 

Ne pergjithesi kriperat angleze mund ti gjeni ne farmaci ose online ne internet


loading...