Arrat dhe farat ne pergjithesi ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme

Konsumi i arrave  dhe farërave do të ishte i rëndësishëm për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme.


 Sipas një studimi të ri të kryer në Finlandë, lëndët ushqyese që gjenden, për shembull, tek  arrat,  pishat  dhe farat e  kungullit do të ndihmonin shëndetin e zemrës.

Në përgjithësi, sipas të dhënave të mbledhura nga hulumtimi finlandez, rreziku i vdekjes së parakohshme do të zvogëlohej pergjysem . Ekspertët kanë monitoruar gjendjen shëndetësore të përgjithshme te  2,500 burrave gjatë  nje harku kohor prej 22 vitesh. Ata u përqëndruan në nivelet e acideve yndyrore në gjak.

Ata zbuluan se individët që merrnin një sasi më të madhe të acidit linoleik kishin 43% më pak gjasa të vdisnin herët. Acidi linoleik gjendet kryesisht në ushqime të pasura me omega 6, të tilla si arrat, farerat dhe vajrat bimore.

Acidet yndyrore Omega-6 tashmë janë të njohura për kërkimin shkencor  dhe për efektin e tyre te cilat ndikojnë pozitivisht në uljen e niveleve të kolesterolit te keq  në gjak. Disa studiues kanë hipotezuar gjithashtu se këto substanca janë në gjendje të promovojnë një lloj të caktuar inflamimi që mund të rrisë rrezikun e shkaktimit të sëmundjeve kronike.


Ekspertët finlandezë, duke botuar rezultatet në American Journal of Clinical Nutrition, kanë deklaruar se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ata zbuluan se omega 6 rrit prodhimin e komponimeve anti-inflamatore dhe nuk kane gjetur  asnjë lidhje midis niveleve të omega 6 dhe zhvillimit të sëmundjeve të rënda, siç janë tumoret.

E gjithë kjo pavarësisht nga sëmundjet kronike ne të cilat vuanin  pjesëmarrësit në fillim të studimit. 

Sipas hulumtuesve, omega 6 që përmbajne  arrat dhe farat, do te reduktonte në një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2, kështu që ato do të ishin  shume të rëndësishme për parandalimin e tyre .


loading...