Inflamacioni kronik : Ae dini se kush jane ushqimet qe e luftojne ?


Ku  ndodhen  këto  substanca antioksidante  dhe sa kemi  nevojë ne që të asimilojme për të përfituar te mirat e nevojshme ?

Ushqimi luan një rol të dyfishtë drejt inflamacionit kronik: nga njëra anë ai është në gjendje ta parandalojë atë, në sajë të disa ushqyesve të çmuar që gjenden te produktet që ne sjellim në tryezat tona , nga ana tjetër eshte e mundur edhe ta favorizojnë atë.

Studimi italian mbi orizin e pigmentuar

Universiteti i Milanos, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Risi, ka bërë një studim të rëndësishëm, më pas të botuar në Revistën Universale të Kërkimeve Bujqësore, për të përcaktuar karakteristikat ushqyese dhe shëndetësore të orizit pigment italian. Të dhënat e mbledhura treguan se orizi i zi dhe i kuq kryejnë një veprim të fuqishëm anti-inflamator. 

Edhe pse ato  përdoren pak në kuzhinë,  janë një kurë e vërtetë për shëndetin e njeriut. Kohët e fundit, falë një kërkimi tërësisht italian, është zbuluar se orizi i zi dhe i kuq, i ashtuquajturi oriz i pigmentuar, kryejnë një veprim të fuqishëm anti-inflamator.

Hulumtimi tregoi se përveç të qenit 4 herë më i pasur me fibra dhe me më pak amide (niseshte) se sa  orizi i bardhë, Grupi i orizeve te zeza   dhe te kuqe kanë fuqi më të madhe antioksiduese, falë një përmbajtjeje të lartë të flavonoideve dhe polifenoleve.

 Orizi i zi përmban kryesisht anthocyanins dhe ai i kuqi permban alkiresorcinol dhe proanthocyanins, të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin tone.







loading...
loading...