Si te profumosh shtepine ne menyre natyrale

Bimët aromatike janë një opsion i rekomanduar për të mbuluar dhe eliminuar erën e peshkut të pjekur ose ushqimit të ruajtur në frigorifer.

Nëse erërat e këqija pushtojnë shtëpinë tuaj, por ju nuk dini si t'i eliminoni ato, dhe doni një alternativë  shtëpiake për produktet që ndotin mjedisin, atëherë lexoni këtë artikull. Mësoni se si ta parfumoni shtëpinë tuaj në mënyrë të natyrshme, dhomat tuaja do të kenë një aromë të tillë karakteristike që do të sjelle mirëpritjen tuaj personale për vizitorët që ju vizitojnë.

Disa spraj qe sprucohen  ose parfume për mjedise qe jane te pranishme  në treg përmbajnë substanca toksike që ndotin ajrin, shkaktojnë probleme shëndetësore, janë të shtrenjta dhe nuk kanë efekt të qëndrueshëm. Për këtë arsye, nuk ka asgjë më të mirë se alternativat natyrore dhe shtepiake. Sigurisht që ju duhet të keni në shtëpi ose në kuzhinë të gjithë përbërësit që ju nevojiten, përndryshe ju mund t'i gjeni lehtë në ndonjë dyqan apo supermarket.

Aromë për mjedisin me vanilje

Hidhi disa pika te esences se vaniljes  në një cope  pambuku. Vendoseni pambukun në një enë, pa mbyllur atë, në dhomën që dëshironi të profumoni. Lëreni në dhomë për katër orë. Kur aroma te jete  zhdukur, përsëritni procedurën me një shtresë të re pambuku.

Parfum për mjedisin me fruta dhe bimë

Ajo qe ju nevoitet eshte  lëkura e 5 limonave, lëkura e 10 portokalleve, gjethe  rozmarine, gjethe të nenexhikut, 250 ml ujë dhe 250 ml alkool. Vendosini të gjithë përbërësit në një leckë dhe  shtypni mirë. Transferoni përgatitjen në një shishe  plastike si ato qe lajne xhamat me leven e sprucimit ,brenda  derdhni  ujin dhe alkolin. Ju mund të sperkatni kete parfum natyral  në perde, qilima dhe rroba.

Aromë për mjedisin me lule të thata

Pritini disa petale trëndafili, gjethe dhe lule te eukaliptit, gjethe arre, trumzë, sherebele xhenxhefili, kanelle dhe vanilje. Perzieni   të gjithe përbërësit në një shportë te vogel  ose me te mbushni   çanta te vogla   mëndafshi  që mund ti përdorni  për të parfumuar dollapet. Kur aroma fillon e zbehet, shtoni ne te disa pika alkol ose  esence  trëndafili.

Parfume për kuzhinë

Bimët aromatike janë perfekte për të eliminuar erën e peshkut të skuqur ose ndonjë ushqim të keq në frigorifer. Ju duhet vetëm të vendosni disa vazo me bimë aromatike në kuzhinë, të tilla si basiliku, rozmarina ose trumza.Ju gjithashtu mund ti perdorni ato per gatim  . Një tjetër alternativë e mirë për të parfumuar mjedisin, por jo për t'u përdorur në fushën gastronomike, është livando.

Ftoi 

Ky frut, i cili zakonisht gjendet në periudhën e vjeshtës dhe përdoret për të përgatitur marmelata ose  dhe xhelatina, mund të ruhet  dhe vendoset në dollape rrobash  për disa ditë për të parfumuar veshjet. Kini kujdes, ajo nuk duhet të kalbet përndryshe ftoi mund  të tërheqë insektet.

Neutralizoni aromat me bikarbonat natriumi

Hidhni ne  një shishe te vogel plastike  sode buke duke e mbushur deri ne gjysem ,gjithashtu shtoni ne te  nga 8 deri në 12 pika të vajrave esenciale që preferoni (një ose më shumë vajra). Bëni vrima në kapakun e shishes ose rreth e rrotull saj . Në mënyrë që shishja të mos jetë shumë e shëmtuar, mbulojeni atë me disa pëlhura ose shirita dhe e përdorni atë si një objekt dekorativ. Nëse e vendosni ne nje vend qe nuk shihet , mund ta lini atë ashtu siç është.Kjo do te sherbeje  për të eliminuar ererat e keqija  ne çdo dhomë.

Profume  të ngrohta

Është një metodë e mrekullueshme për të parfumuar çdo mjedis, si dhe rezulton shumë ekonomike. Hidhni pak ujë në një ene të vogël dhe vendoseni në sobë (zjarr) derisa të vlojë. Pasi të keni arritur vlimin, shtoni një nga te gjithe  këto përbërës: shkopinj kanelle, esence  vanilje, karajfil, limon ose lëvozhgë portokalli, kokrra kafeje. Transferoni gjithçka në një enë më të bukur dhe lereni  të ftohet  në mjedisin që dëshironi të aromatizoni.



Aroma me portokall dhe karafil



Nëse kombinoni këto dy elemente, do të keni një aromë të mrekullueshme për shtëpinë tuaj. Ju thjesht duhet të mbushni duke e shpuar  një portokall me disa karafila rreth e qark , vendoseni në  në një tabaka dhe lereni  ne ambient ku deshironi . Aroma e tij  do të zgjas disa ditë .



loading...