Gripi është dhe konsiderohet nje sëmundje dimrore Njohja e metodave të infeksionit është e rëndësishme, në mënyrë që të minimizohen shanset për t'u sëmurur, si dhe të identifikohen shpejt simptomat.
Në shumicën e rasteve, tek te semuret ndjehen dhimbjet e fytit, ethet, kollitjet, dhimbjet e muskujve, rrufa ne hundë të ftohurit , të cilat mund të krijojne keputje dhe lodhje, ulje te oreksit dhe dridhje të ftohtit. Më pak e zakonshme është paraqitja e te vjellave / ose diarresë.
Duke pasur parasysh natyrën virale të gripit, antibiotikët janë krejtësisht joefektivë, ndërkohë që është e rëndësishme që të përforcohet sistemi i mbrojtjes trupore ose ndryshe i thene sistemi imun për të ndihmuar trupin të fitojë betejën me virusin e parë.
Disa cajra bimore mund të ndihmojnë për të stimuluar sistemin imunitar dhe për të zbutur simptomat e ndryshme te gripit sezonal.
Cajra kunder gripit
Në trajtimin e gripit dhe simptomave te tij, qëllimi kryesor është të pastrojmë rrugët e frymëmarrjes dhe të forcojmë sistemin imunitar. Këtu po paraqesim disa cajra bimor që mund të ndihmojnë trupin të riperterihet:
Çaji bimor, me sharfan indie, xhenxhefil dhe mjaltë -
Një kurë e vërtetë - në te gjitha rastet e gripit. Ky çaj bimor paraqet në veçanti karakteristikat antioksiduese, anti-inflamatore dhe analgjezike tipike të shafranit, që provojnë efektivitetin në përforcimin e sistemit imunitar, në trajtimin e dhimbjeve të kyceve dhe nyjeve ky caj gjithashtu rrekomandohet veçanërisht në rastin e një ftohjeje.
Efektet përfituese garantohen gjithashtu nga xhenxhefili dhe mjalti, ky i fundit domedhene mjalti eshte gjithashtu një fuqizues natyral, i dobishem për shembull për trajtimin e dhimbjes së fytit.
Përgatitet duke përzier një lugë çaji me shafran te Indisë dhe disa feta xhenxhefil të freskët në një gotë me ujë të valuar. Lëreni të veproje dhe te leshojne extraktet e tyre për 10 minuta, filtrojini dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë .
Çaji i xhenxhefilit dhe çaji i kanellës -
Behet fjale për një kure që shfrytezon plotësisht vetitë mukolytike kundra kattarrit ku xhenxhefili konsiderohet shume i dobishem për pastrimin e rrugëve te frymëmarrjes si në rastet e kolles me gelbaze ose ne kongjestionin hundor.
Nga kanella do të shfrytezohen karakteristikat antiseptike, të cilat do të favorizojnë një shërim më të shpejtë nga simptomat e të ftohtit.
1 gram kanellë dhe një lugë çaji xhenxhefil të tharë përgatiten për rreth 5-6 minuta.
Pas kalimit te kohës se nevojshme filtrohet dhe konsumohet para se të ftohet.
Çaji bimor i trumzës -
Ai ka veti dizinfektuese dhe anti-inflamatore, duke favorizuar një dizinfektim natyral të zgavrës se gojës. Përdoret kryesisht për shkak të vetive balsamike dhe ekspektorante qe ka.
Përdoret në rastet e trajtimit te ftohjes, kollitjes, astmës (azmes) dhe bronkitit.
Ai përgatitet duke shtuar 3 gram gjethe të thata në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë për rreth 10 minuta.
Filtrohet dhe konsumohet i ngrohte. Nëse ju pëlqen, ju mund të shtoni dhe disa gjethe nenexhik.
Infuz me eukalipt -
Ky infuz bazon efektivitetin e tij në vetite balsamike, ekspektorante, anti-inflamatore dhe antibakteriale të eukaliptit. Kjo bimë aromatike përdoret në trajtimin e simptomave më të zakonshme të gripit.
Përgatitet duke shtuar 3 gram gjethe të thata në një gotë me ujë të valuar, lehet ne gjendje qetesie per rreth 10 minuta i mbuluar , në mënyrë që të mos humbase komponentët dhe avujt e tij. Pas pergatitjes filtrojeni dhe thithni avujt e prodhuar nga lëngu, ju mund ta perdorni ate dhe si nje caj normal per tu pire ,sigurisht qe pihet i ngrohte.