Ushqimet me te mira per ata qe vuajne nga veshkat

Kush ka probleme dhe vuan nga veshkat duhet ti kushtoje nje vemendje te madhe ushqimeve qe konsumon .Ja ushqimet qe mund te ju ndihmojne te zgjidhni problemin tuaj ne menyren me te mire .

Masat shtrenguese te nje diete varen shume nga shkalla e demtimit te veshkave .Ne pergjithesi per te mbrojtur keto organe kerkohet limitimi i  konsumimit te sodiumit ,i cili eshte komponenti kryesor i kripes ,i fosforit dhe i kaliumit.Gjithashtu duhet pasur kujdes me proteinat ,sepse produkti i tyre i skartit mund te sjelle ne lodhje te veshkave.


Lulelakra dhuron shume te mira, ajo permban fibra, vitamin C ,K, dhe ato te grupit  B. Lulelakra eshte nje perime kundra imflamimeve dhe mund te perdoren ne vend te patateve.

Nje pjate lulelaker e ziere permban:

Sodio: 19 mg
Potas: 176 mg
Fosfor 40 mg



Boronicat jane nje thesar i miresise. Ne vecanti permbajne antioksidante ,sic eshte antociani i cili na mbron nga semundjet kardiovaskulare, disa tipe tumoresh, e nga diabeti.

Nje tas i vogel me boronica permban :

Sodio : 1.5 mg
Potas: 114 mg
Fosfor 18 mg



Rrushi i zi eshte plot me vitamine C dhe antioksidante ,i afte qe te reduktoje inflamacionin.Nder te tjerat berthamat e tij jane vecanerisht te pasura me resveratrol , nje flavonoid ky i cmuar qe ndihmon zemren dhe trurin.

Gjysem pjate me rrush te zi permban :

Sodio : 1.5 mg
Potas: 144 mg
Fosfor 15 mg



Te bardhat e vezeve .
 Edhe pse te kuqet e vezeve jane shume te ushqyeshme , permbajne sasi te larta te fosforit , qe sic e dime nuk i ben mire atij qe ka veshkat delikate . Ne kete rast te bardhat e vezeve jane nje zgjedhje e shkelqyer.

Dy te bardha vezesh permbajne :

Sodio : 110 mg
Potas: 108 mg
Fosfor 10 mg



Hurdha mund te paraqese nje alternative shume te mire ne vend te perdorimit te kripes. Nje doze e mire magnezi , vitamine C e B6 permbajne molekula me veti inflamatore.

Tre thelpinj hurdha permbajne :

Sodio : 1.5 mg
Potas :  36 mg
Fosfor :14 mg



Vaji i ullirit eshte i shendeteshem dhe pa fosfor.

30 gram vaj ulliri permbajne : 

Sodio : 0.6 mg
Potas: 0.3 mg
Fosfor 0 mg



Mishi i pules eshte nje mik i vertete i veshkave nese eshte i zjere dhe hahet pa lekure.

100 gram mish pule pa lekure permbajne :

Sodio : 70 mg
Potas: 230 mg
Fosfor 200 mg



Specat e kuq permbajne nje sasi impresionuese ushqyesish ,dhe pak potas,duke e krahasuar me shume perime te tjera.Jane te pasur me vitamine C por kane ne permbajtje te tyre dhe vitaminen A 

Nje spec i kuq permban :

Sodio : 3  mg
Kalium: 156 mg
Fosfor 19 mg



Dhe qepet gjithashtu jane nje produkt i shkelqyer ,per gatim dhe si alternative per reduktimin e kripes ose sodiumit.
Nder te tjerat qepet jane te pasura me vitamine C dhe B ,si dhe magnez dhe fibra.

Nje qepe e vogel permban :

Sodio : 3 mg
Kalium: 102 mg
Fosfor 20 mg

Rukola eshte nje sallate me shume shije dhe shume te mira per shendetin ,Ajo eshte e pasur me vitamine K magnez dhe kalcium.
Nder te tjera permban nitrate te cilat ndihmojne ne uljen e presionit te gjakut.



Nje pjate sallate rukole permban :

Sodio : 6 mg
Kalium: 74 mg
Fosfor 10 mg



Rrepkat kane pak potas dhe fosfor ,nese i krahasojme me perimet e tjera ne pergjithesi.Nder te tjera jane te pasura me vitamine C dhe antioksidante.Shija e tyre pak pikante ndihmon qe te perdoret dhe me pak kripa.

Gjysem pjate me rrepka permban : 

Sodio : 23 mg
Kalium: 135 mg
Fosfor 12 mg



Ne pergjithesi te gjitha frutat permbajne shume potas ,ndersa ananasi jo ,ai gjithashtu eshte i pasur me fibra ,vitamina te grupit B magnez dhe bromeline ,nje enzime kjo qe ndihmon reduktimin e inflamacionit.

Nje pjate me copa te prera te ananasit permban :

Sodio : 2 mg
Kalium: 180 mg
Fosfor 13 mg




loading...