Te perdoresh bicikleten nuk demton funksionet seksuale dhe urinare .

Ndonjëherë ata që praktikojnë çiklizmin mund të shqetësohen se ky sport mund të dëmtojë pjesët riprodhuese të meshkujve, duke hapur rrugën për infeksionet urinare dhe sëmundjet e tjera, siç është mosfunksionimi i ereksionit te organit mashkullor.


 Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko kanë arritur të tregojnë se ata qe perdorin biçikletën dhe ne rastin konkret meshkujt  nuk krijohen  probleme te ereksionit . 

Te perdoresh bicikleten për humbje peshe rrezulton po aq pozitive sa  palestra

Kjo është arsyeja pse vetë ekspertët besojnë se është e rëndësishme të stimulohet ky lloj aktiviteti fizik, duke pasur parasysh se nuk do të kishte rreziqe dhe do të sillte përfitime të rëndësishme kardiovaskulare.


Hulumtuesit intervistuan 4 mijë çiklistë, notarë dhe sportiste qe merren  rregullisht me  gara te ndryshme. Studiuesit shkencore   konsideruan problemet e mundshme shëndetësore të lidhura me pjesët riprodhuese dhe urinare dhe intensitetin, si dhe frekuencën e sportit të praktikuar.

Ata që praktikonin  çiklizmin iu përgjigjen gjithashtu pyetjeve në lidhje me llojin e biçikletës, vendndodhjen, lartësinë e shales dhe timonit , si dhe karakteristikat e tjera të ndenjeses se  tyre në biçikletë. Rezultatet, të cilat u botuan në Journal of Urology, nuk treguan dallim në mes të shëndetit seksual dhe urinar të çiklistëve, dhe atë të notarëve apo atyre që praktikonin gara te ndryshme.


Ekspertët gjithashtu vunë në dukje se ata që përdorin bicikleten   më shumë se të tjerët mund të kenë një funksion erektik me te mire. .
loading...