Mungesa e vitamines D mund të parashikojë fillimin e sëmundjes neurodegjenerative. Kjo është zbuluar nga një studim i ri amerikan i kryer mbi gratë finlandeze
Mbajtja nen kontroll e niveleve të vitaminës D në gjak mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë. Ky është, me pak fjalë, përfundimi i një studimi të botuar në revistën Neurology te kryer në Harvard T.H. Chan School of Helath Publik, në Boston, nën drejtimin e Dr. Kassandra Munger, autore e parë e ketij hulumtimi.
Shkaqet dhe ndikimi i MS
Shkaqet e sklerozës së shumëfishtë, një sëmundje kjo neurodegjenerative që në Shtetet e Bashkuara prek 400,000 njerëz , ende nuk dihen. Ajo që dihet, megjithatë, është se mundësia e zhvillimit të sëmundjes është më e lartë tek gratë sesa tek meshkujt. Hulumtimi amerikan, i kryer mbi gratë finlandeze, ka treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D perbejne nje faktor rreziku
Vitamina D dhe rreziku
Komuniteti shkencor tashmë prej kohesh shprehet për korrelacionin midis niveleve të larta të ekspozimit të diellit, si nje nga mënyrat më efektive për tu rikarikuar me vitaminë D ,dhe si rrjelloje do te sillte një rrezik më të ulët për zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë.
Një fakt te dukshëm, për shembull, e shikojme mes njerëzve që jetojnë larg nga ekuatori, popullatat në të cilat incidenca e patologjisë neurodegjenerative është shumë e lartë.
"Deri më sot ka pasur vetëm studime të vogla që sugjeruan se nivelet e vitaminës D në gjak mund të parashikojnë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë", shpjegon Dr. Munger. "Studimi ynë, i cili përfshinte një numër të madh të grave, zbulon se duke korrigjuar mungesën e vitaminave tek gratë e reja ose të nje moshe te mesme, mund të zvogëlohet një rrezik i ardhshëm i MS."
Gjeni këtu se cilat janë simptomat kryesore të sëmundjes.
Studimi